Tërmeti i datës 26 nëntor në Shqipëri që shënoi një bilanc tragjik viktimash, u mori jetën dhe disa vajzave, nënave dhe gjysheve.

Fillimisht u gjet nën rrënojat e një pallati në Thumanë, trupi i Bukurie Lekës, që kishte mbrojtur nipin e saj për t’i shpëtuar jetën, por që fatkeqësisht vetëm nipi mundi të dilte nga rrënojat falë sakrificës së gjyshes. Në momentin e nxjerrjes së trupave, djali mes lotëve  nuk i shkëputej nënës nga krahët, pavarësisht se ajo ishte e pajetë.

Mes viktimave ishte dhe Eviola Broshka, vajza që punonte si balerinë në hotelin “Mira Mare”, i shembur totalisht nga lëkundjet sizmike. Ajo mbeti brenda godinës, ndërsa trupi i saj u gjet pas disa orëve kërkimi. Eviola ishte nga Tirana dhe banonte në zonën e “Astirit” në kryeqytet.

Kristi Reçi ishte një tjetër viktimë e tragjedisë. Trupi i studentes së mjekësisë u nxor pa jetë nga rrënojat e pallatit në Durrës. E reja ëndërronte që një ditë të bëhej mjeke, por ëndrra iu ndërpre në mes nga tragjedia.Mes viktimave ishte dhe e ëma e saj, Dolora Reçi.

Familja Lala nga këneta e Durrësit pati humbjen më tragjike. Mes viktimave, nën rrënoja u gjetën trupi i nënës me dy fëmijët binjake, ndërsa gjyshja e familjes u gjet e përqafuar me mbesën e saj.

Jetët e nënë e bijë u këputën në mes të martën. Diena dhe Erisela Karanxha, u gjetën pa jetë në një pallat të shembur 6 katësh pranë Kryqit të Kuq në Durrës. Të gjithë mediat e treguan historinë e trishtë të nënës piktore, e cila pak kohë më parë kishte humbur dhe bashkëshortin…duke shuar kështu një familje.

 

 

 

Top Channel