Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar pas lajmit që ka qarkulluar nën emrin e saj në rrjete sociale se mësimi do të rifillojë me datë 9 dhjetor në qarqet e Tiranës dhe të Durrësit.

Me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të saj në “Facebook”, ministrja e përgënjeshtron këtë gjë duke shtuar se lajmet e qarkulluara janë të rreme dhe se do të ketë njoftim zyrtar për rifillimin e mësimit pasi të mbyllen të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore.

“Nxënës, prindër dhe mësues të dashur! Njoftimi zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore”, shkruan Shahini.

Më tej ajo shtoi:

“Ndaj, MOS MERRNI në konsideratë Lajmet “FAKE” si kjo këtu! Njoftimet e mia i publikoj te kjo faqe dhe ato pastaj përcillen edhe në kanalet e ndryshme mediatike”, përfundoi shkrimin e saj ministrja.

 

Top Channel