Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ka dëmtuar edhe një pallat në Bulqizë.

Pallati që ndodhet në lagjen e re, ka pësuar çarje të forta pas tërmetit duke vënë në rrezik jetën e banorëvë të tij.

Ata thonë përveç tërmetit që shkaktoi çarjen e pallatit, por nuk ka munguar edhe rrëshkitja e tokës. Banorët thonë se ndjehen të rrezikuar dhe se plasaritjet e para të pallatit kanë filluar para një vit.

Kryetari i Bashkisë Lefter Alla, ka inspektuar nga afër pallatin e dëmtuar dhe ka garantuar se do gjenden shtëpi të tjera për zhvendosjen e banorëve. Sipas tij banesat që do gjenden me qera, do paguhen nga bashkia.

Top Channel