Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ka dëmtuar edhe një pallat në Bulqizë.

Pallati që ndodhet në lagjen e re ka pësuar çarje të forta pas tërmetit duke vënë në rrezik jetën e banorëve të tij. Ata thonë përveç tërmetit që shkaktoi çarjen e pallatit, por nuk ka munguar edhe rrëshqitja e tokës. Banorët thonë se ndjehen te rrezikuar dhe se plasaritjet e para të pallatit kanë filluar para një viti.

Kryetari i Bashkisë Lefter Alla ka inspektuar nga afër pallatin e dëmtuar dhe ka garantuar se do gjenden shtëpi të tjera për zhvendosjen e banorëve. Sipas tij banesat qe do gjenden me qira, do paguhen nga bashkia.

 

 

Top Channel