Me anë të një njoftimi Ministria e Mbrojtjes lajmëron se kërkimet në hotel “Mira Mare”, janë ndërprerë për ditën e sotme. Ata shtojnë që kërkimet do të rinisin përsëri ditën e nesërme. Arsyeja e ndërprerjes së operacionit për sot nuk bëhet e ditur nga ministria.

Kujtojmë që ekipet e kërkim shpëtimit po fillojnë ende kërkime në këtë zonë pasi mendohet se nën rrënojat e hotelit ndodhen më shumë se një person dhe shpresohen që të nxirren nga aty me shenja jete për të mos rënduar më shumë bilancin e viktimave.

Top Channel