Një person raportohet të jetë qëlluar me armë zjarri në urën e Londrës, që është në qendër të kryeqytetit britanik.

“Jemi në fazën e hershme të trajtimit të një incidenti në urën e Londrës”, tha policia, duke shtuar se një person është arrestuar.

“Duket se dikush është qëlluar”, tha në anën tjetër një zëdhënës i policisë.

Ura është rrethuar nga forcat e rendit, ndërsa rrjeti televiziv CNN raporton për një numër njerëzish të plagosur.

Një gazetar i BBC-së tha se ka parë disa njerëz duke u grindur në urë.

Policia më pas ka arritur në vendin e ngjarjes, tha gazetari.

Policia ka arrestuar një person qe ka plagosur pesë të tjerë ne London Bridge në të njëjtin vend ku dy vjet e gjysmë më parë u krye një akt terrorist!

FOTO GALERI
1/5

Top Channel