Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, raportohet për disa të plagosur 19/06 19:54
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan përmes një dekreti ka shkarkuar ambasadoren e Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Tulin Erkall Kara.
Erdogan ka shkarkuar edhe krerë të tjerë të misioneve diplomatike turke në disa vende të tjera, raporton Hurriyet Daily News.
Përveç Kara, janë shkarkuar edhe 14 ambasadorë të tjerë turq në mbarë botën, respektivisht në Algjeri, Bangladesh, Bjellorusi, Vietnam, Gambia, Guatemala, Republika Dominikane, Estoni, Jordani, Kazakistan, Turkmenistan, Qad, Kili dhe Sri Lanka.
Sipas dekretit, përfaqësuesit e rinj diplomatikë do të emërohen në vend të tyre ndërsa ende nuk dihet arsyeja e vendimit të Erdogan.
Top Channel