Gazetarja jonë, Anila Hoxha ndodhej në lagjen 13, në Durrës dhe shprehet se pak më herët janë pezulluar kërkimet te “Mira Mare”.

Ekipet franceze dhe ato zviceriane kanë vendosur që të vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtim ditën e nesërme.

Shumë banorë kanë vendosur shiritat në shtëpitë e tyre dhe janë larguar. 10 anëtarë, të cilëve iu janë shpallur shtëpitë e pabanueshme janë strehuar në një garazh. Këta banorë janë ndihmuar nga fqinjët e tyre.

“Kryesorja është që fëmijët të stabilizohen me shtëpi, se për të ngrënë, për të pirë na kanë ndihmuar kosovarët dhe biznesmenët. Unë nuk dua të iki në Kosovë sepse më kanë thënë të shkoj atje, nuk largohem nga shtëpia ime, aty do vdes. Vendi im është ky, këtu kam lindur këtu do të vdes”, shprehet një e moshuar.

“Nuk na dhanë asnjë gjë nga ndihmat. Për të ngrënë sot ju kam dhënë gjera që i kemi blerë vet. Qumësht dhe majonez për fëmijët e vegjël. Jemi të dy pa qef, nuset nuk shkojnë, ju vjen zor. S’kam njeri në Durrës, duam të kontrollohet apartamenti nga eksperti që të dimë nëse të shkojmë ose jo në shtëpi”, shton një tjetër e moshuar.

“Dua të denoncoj këtë rast, jo se kemi qen keq nga ana ekonomike. Hajdeni tek “Pallati i Sportit”, nuk na është ofruar ndihmë nga stafi. Dorëzuam dokumenta dhe u regjistruam, pritëm dhe thanë që kanë mbaruar ushqimet, ka vetëm ujë”, shprehet një qytetar.

Dy vajzat e vogla të shtëpisë luajnë së bashku pa kuptuar situatën që po përjetojnë dhe pa ditur se sa e rëndë është ngjarja.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel