Çfarë u diskutua në mbledhjen e shtabit? Çuçi zbulon detajet për “Open”: Ja vendimi që morëm

29/11/2019 22:16

Sapo ka dalë nga një mbledhje e shtabit, ministri i bujqësisë Blendi Çuçi ka qenë në një lidhje direkte për “Open” nga Durrësi. Blendi Çuçi është zgjedhur sot koordinator i grupit të menaxhimit të krizës dhe është shprehur lidhur me detyrën e re dhe diskutimet ne mbledhje.

“Është një mbledhje kordinuese që do e kemi çdo ditë, kam pak orë që kam marrë detyrën.Kemi marrë vendime, filluam prishjen e banesave që janë cilësuar si të pabanueshme, kemi ngritur me gr e inxhinierëve ndërkombëtar dhe përfaqësues të pushtetit vendor për të bërë verifikimet dhe krehjen e gjithë banesave.po kështu edhe në bashkinë e Krujës dhe Tiranës.

Këto grupe janë të miksuara me inxhinierë ndërkombëtarë të cilat janë të specializuar për këto lloj situatash.

Top Channel