Përveç figurave të njohura politike në rajon dhe në botë. Edhe bota e sportit është solidarizuar, për situatën në të cilën ndodhet vendi ynë pas tërmetit të fuqishëm që e preku mëngjesin e 26 nëntorit, ku nga raportimet e fundit 46 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë të plagosur.

Së fundmi edhe ekipi i qytetit të Milanos Interi, ka bërë një postim në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter, duke shkruar se në Shqipëri ka shumë tifozë të interit dhe në këto momente të vështira i gjithë populli zikaltër ndodhet në mendimet tona.

Postimi i plotë në Twitter:

“Në Shqipëri ka shumë tifozë të Interit. Atyre, të dashurve të tyre dhe të gjithë popullit shqiptar i shkojnë mendimet tona në këto ditë shumë të vështira”, kanë shkruar ata në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA