Dua Lipa, në faqen e saj të Instagramit, shkruan se festa kombëtare e 28 Nëntorit i gjen shqiptarët mes dhimbjes për tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti. “Jam krenare për solidaritetin që kanë treguar vëllezërit e motrat në Kosovë e në të gjithë botën për këtë tragjedi”, thotë këngëtarja shqiptare nga Kosova, me famë në të gjithë botën.

“Si gjithnjë, jemi të bashkuar dhe përpiqemi të gjejmë mënyrën më të mirë se si t’i ndihmojmë familjet e prekura, fëmijët të cilët kanë humbur prindërit, prindërit që kanë humbur fëmijët, shokët që kërkojnë njëri-tjetrin e që duan t’u dalin përkrah të afërmeve të tyre.

“Për s ai përket ndërgjegjësimit botëror në lidhje me këtë tragjedi, çdo çast i çuar dëm është një çast shumë i vonuar, ndaj nuk mund të presim asnjë sekondë më shumë.

“Përveç dhurimeve që kam bërë unë personalisht, por edhe familja ime, tani jam duke bashkëpunura me miqtë Kujtim dhe Arben, nga @bond.nyc, për të krijuar materiale të cilat do t’i shesim në të gjithë botën, dhe 100% e fitimeve do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

“Të gjitha fitimet do të shkojnë në llogarinë e hapur nga qeveria shqiptare, me të cilën kemi kontaktuar nëpërmjet miqve tanë në Prishtinë. Kemi vërtetuar se dimë të jemi të fortë në çaste të tilla, dhe të gjithë, motra e vëllezër, bashkohemi si një komb i vetëm.”

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA