Nuk ndaloi asnjëherë edhe kur shëndeti i tij ishte në rrezik, Rama publikon foton e zjarrfikësit hero

27/11/2019 06:46

Kryeministri Edi Rama në profilin e tij në facebook ka publikuar një foto të një zjarrfikësi i cili nuk pushoi për një momnet për të dhënë shpëtuar banorët që ndodheshin nën rrënoja.

“Ky njeri i zakonshëm i këtij vendi, quhet Luan Kapaj. Zjarrfikës në Vlorë. Qysh pa gdhirë sot, Luani dhe kolegët e tij vlonjatë, ishin përballë gërmadhave.

U gdhi e u ngrys dita dhe ky burrë që s’e njeh askush, nuk rreshti një sekondë, duke hyrë nën gërmadha për të nxjerrë nga duart e vdekjes, jetët e murosura nën pirgjet prej betoni.

E kur fuqitë e tij u duk se shterrën dhe Urgjenca Kombëtare Shëndetësore, e detyroi të shtrihej mbi barelë, vlonjati i paepur refuzoi maskën e oksigjenit dhe u rikthye tek gërmadhat, në kërkim të jetëve që kërkojnë shpëtim! Luani është ende aty, tani që po flasim”- shkruan Rama në facebook.

Postimi i plotë i Ramës:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA