Tare: Jam i shokuar, gati të bëj të pamundurën për të ndihmuar vendin tim

26/11/2019 15:53

Ish futbollisti i Kombëtares Shqiptare, aktualisht Drejtor Sportiv i klubit italian të Lazios, Igli Tare ka komentuar nga Italia momentin e vështirë që po kalon vendi ynë, pas tërmeteve të forta që e goditën në orët e para të mëngjesit.

Tare ka rrëfyer se është i shokuar nga ajo që ka ndodhur dhe se po përcjell me shumë ankth gjithçka nga operacionet e shpëtimit. Ish bomberi kuqezi ka shtuar se po bën të pamundurën që të ndihmojë popullin shqiptar.

“Është një tragjedi që më ka shokuar mua dhe familjen time. Duket se bilanci i viktimave do të rritet, por unë shpresoj me gjithë zemër të kundërtën. Do të bëj të pamundurën për të ndihmuar popullin tim”, tha Igli Tare.

Top Channel