Pas situatës në mjekësi, çështjes së mosçeljes së negociatave apo ikjes së shqiptarëve, Edi Rama u ndal edhe te oligarkët, gjatë fjalës së tij në ArTurbina, ku po prezanton Paketën Speciale AntiKÇK.

“Tani që flasim në Shqipëri ka ardhur një kompani shumë e madhe në sektorin e eksplorimit të naftës për të bërë një reformë të thellë. Do të lancohet javën që vjen procesi për aeroportin e Vlorës. Oligarkët nuk janë të pasurit, nuk ka oligarkë në SHBA. Nëse ky do ishte një vend ku oligarkët bëjnë ligjin, shihni sa i kanë paguar shtetit në 4 vitet e fundit. Atëherë çfarë influencë kanë këta njerëz mbi ne. Të na thonë një emër nga këta top 10 apo 100 që nuk kanë bërë pjesë edhe më parë në listë. Oligarkët janë atë që vijnë pa asgjë, ose me pak dhe kthehen në simbiozën e pushtetit politik. Këta që sot quhet oligarkë pa asnjë të drejtë, ja çfarë raporti kanë dje dhe ç’kanë sot me shtetit (krahason pagesat e kompanive në buxhet mes dy qeverive)”, tha Rama.

Më tej shtoi:

“PPP-të që ne kemi bërë janë skema për të ndihmuar qytetarin, kush përfiton nga PPP për check up- in, sot afro gjysmë milioni njerëz për këtë vit bëjnë kontrollin mjekësor bazë flas, shumë prej tyre e kanë për të tretën katërtën herë. Nuk ka një thes nga buxheti i shtetit që i jepet oligarkut; kjo është e pavërtetë. PPP-ja çfarë bëri? Garantoi që 95 mijë paketa të vinin menjëherë në Shqipëri dhe që sallat e operacionit të transformoheshin ku operacionet të zhvilloheshin në standarde evropiane, të vinte nga Gjermania (sa i takon sterilizimit). Dializa është një tjetër PPP- para të privatit për të investuar në shërbim, infrastrukturë; ndaloi që njerëzit të ktheshin në kavie, të bënin tre herë në javë rrugën për në tiranë. Rruga e Arbrit është një PPP, ata që e premtuan në gjithë ato vite pse nuk e bënë? Sepse nuk kishin para, as ne nuk i kishim paratë, nëse ne do ta fillonim me paratë e buxhetit do na duheshin 13 vite për ta bërë. çfarë bëmë ne? Këto paratë që na duheshin kërkuam që sipërmarrësi të fillojë t’i vendosë dhe ta bëjë rrugën për tre vite. Ku është këtu thesi që merret nga buka dhe nga mielli i popullit dhe i shkon oligarkut? stadium që është një PPP fantastike, asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA