Në prezantimin e Paketës Speciale AntiKÇK tek ArTurbina, kryeministri Edi Rama ceku çështjen e krimit në Shqipëri dhe akuzat e shumta që vijnë në drejtim të partisë së tij, sistematikisht e cilësuar nga partitë opozitare si “parti kriminale”.
“Ku janë këta njerëz që po vriten përditë? Në kohën e atyre që na flasin për vrasje e krime ishte mbi 100 vrasje, thuajse 1 në dy ditë gjatë gjithë vitit, në vitin 2012. Sot jemi në shifër më të ulët, ka sigurisht edhe një muaj, por jemi në shifrën më të ulët”, deklaroi Rama.
Më tej kryeministri shtoi:
Ne jemi të akuzuar si partia e kriminelëve, aq sa dhe brenda nesh disa janë sugjestionuar nga kjo propagandë. Ne nuk jemi një familje politike e rënë nga qielli dhe as kemi mbirë nga toka në vitin 2013, ne jemi një parti që nga dita e parë e pluralizmit, në një Shqipëri që ka qenë shumë komplekse, që ka patur një lëvizje tektonike të njerëzve, dhe janë të panumërt shqiptarët jashtë që jashtë janë trajtuar si kafshë sidomos në vitet 90, të panumërt ata që kanë bërë krime, por të bësh të rënin nga qielli është krejtësisht e pamoralshme. Goditja e krimit, flasim për krimin e organizuar, Shqipëria sot është shumë e sigurt se ç’është dje… Shkodra edhe në ditën më të keqe të qeverisjes sonë nuk krahasohet me ditën më të mirë të qeverisjes së tyre; flasim për vitin 2011-2012. Ne jemi drejt mesatares evropiane. Nëse do kishin marrë vendimin pozitiv për çeljen e negociatave do të kishim një burim të ri energjie në opinion publik në mbështetjen e reformave.”
Më tej tha se “ndërkohë duhet të fokusohemi te mbyllja e mandatit të dytë. Në 1 janar do të jenë rreth 40% e shërbimeve që do jepen online, s’ka nevojë të çosh letra për të marrë një shërbim, deri ne qershor 67%. E para s’duhet të ketë më kontakt mes qytetarit që i shërbehet dhe atij që shërben dhe atyre që shërbejnë që na e morën fytyrën, na e nxinë jetën nëpër sportelet e shërbimit dhe qytetari duhet të aplikojë duke depozituar vetëm dokumentet e veta, jo ato që jep shteti.”
Top Channel