Ylli i Real Madrid, Eden Hazard ka thënë se do të mirëpriste një transferim të mundshëm në “Santiago Bernabeu” të sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe.

Reali ka shumë interesim për francezin dhe është i gatshëm të paguajë 350 milionë euro për të verën e ardhshme.

Belgu ka thënë se brenda pak vitesh Mbappe do të bëhet më i miri në botë, transmeton KosovaPress.

“Nëse do mundja ta sillja Mbappen në Real Madrid do ta bëja. Ai do të bëhet më i miri në botë. Ka shumë lojtarë të rinj me potencial të madh, por ai do të bëhet një ndër më të mirët në botë. Në moshën 20-vjeçare kam fituar kampionatin francez, por në statistika nuk mund të krahasohem me Mbappen. Po përmirësohesha nga pak, ndërsa Mbappe është në maje në moshën 20-vjeçare”, deklaroi ai.

“Los Blancos” nesër do të pres PSG-në në “Santiago Bernabeu” në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Top Channel