Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka bërë kërkesë kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi, që të shtojnë emërimin e Marsida Xhaferrllarit si argument në procesin e hetimit për shkarkimin e tij.
Deputetët e PS-së njoftojnë kryeparlamentarin se presidenti ka vijuar me cenimin e Kushtetutës me pasoja të rënda përmes veprimeve konkrete e mosveprimeve të qëllimshme, të cilat duhet të bëhen pjesë e vlerësimit nga Kuvendi.
Sipas tyre, presidenti ka shkelur Kushtetutën me dekretin për emërimin e Marsida Xhaferrllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
“Dekreti është nxjerrë në kundërshtim flagrant me nenin 125 të Kushtetutës dhe nenin 7, germa b, pika 4 të ligjit nr. 8577 dt 10.2.2000 “Për organizimin de funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë”, me ndryshime”, thotë kërkesa e grupit parlamentar të PS.
Top Channel