Deputetja e NISMA, Albulena Balaj-Halimaj, ka reaguar ndaj kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për përfshirjen e 392 pakove nga diaspora në procesin e numërimit.
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme përmes së cilës kërkon përfshirjen e këtyre votave, gjë të cilën e kishte kundërshtuar PAZP-i një ditë më parë.Kjo ka bërë që edhe KQZ të mos i shpallë sot rezultatet pas përfundimit të rinumërimit të 1407 vendvotimeve të zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit.
Balaj-Halimaj thotë se nxjerrja nga depoja e materialit jo sensitiv që është për shkatërrim dhe tentimi që pas shpalljes se rezultatit përfundimtar t’i fusë ato në rezultat, tregon më së miri se dikush jo vetëm që nuk është i interesuar të përmbyllë certifikimin e zgjedhjeve, por sipas saj, ‘ata nuk dinë çka të bëjnë me rezultatin zgjedhor’.
“Në ditën kur KQZ ka shpallë rezultatin përfundimtar dhe kanë kaluar afatet e ankesave për atë rezultat përfundimtar, janë mbyllur dyert për çfarëdo ankese për futje të ashtuquajtura vota të reja dhe këtë gjë e dinë çdo jurist. Prandaj, kjo loja e ankesave është hajgare dhe ka qëllim zvarritjen dhe komprometimin e këtij procesi zgjedhor për të mbuluar atë që thamë më lart që nuk janë duke ditur çfarë të bëjnë me këtë rezultat zgjedhor”, shkruan Balaj-Halimaj në Facebook.
Top Channel