Xhemaili realizon gol fantastik, Bologna merr një pikë ndaj Parmës

24/11/2019 17:04

Blerim Xhemaili ka qenë hero i Bolognës në përballje me Parmën.

Ndeshja që u zhvilluar në Stadio Renato D’Allara ka përfunduar në barazim 2-2.

Parma ishte dy herë në epërsi 0-1 dhe 1-2, por në minutën e 95-të vendasit barazuan rezultatin.

Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili me një goditje të fuqishme brenda zonës shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur për rezultatin përfundimtar.
Për 33-vjeçarin ky ishte goli i parë këtë edicion në Serie A dhe me peshë mjaftë të madhe, pasi i siguroi një pikë të artë Bolognës.

Tek Parma nga minuta e parë luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Kastriot Dërmaku.

Top Channel