Vllaznia dhe Teuta e kanë mbyllur në barazim 0-0 ndeshjen e luajtur  në Loro Boriçi midis tyre.

Gjatë takimit në stadium kanë ikur dy herë edhe dritat, duke irrituar jo pak tifozët.

Shkodranët dhe durrsakët konfirmuan edhe në sfidën mes tyre ata që kanë pikën më të dobët sulmin, pasi pavarësisht përpjekjeve dhe rasteve që krijuan nuk shkuan dot te goli.

Me këtë barazim Vllaznia u ngjit në kuotën e 17 pikëve dhe mban vendin e 8-të në klasifikim ndërkohë që Teuta me barazimin e 4-t radhazi në kampionat numëron 19 pikë po aq sa edhe Laçi e Tirana por me goleavarazh më të dobët pozicionohet e 7-ta.

Top Channel