Shkëmbi: Barazimet po na duken si humbje, duhet të përmirësohemi në finalizim

24/11/2019 22:48

I zhgënjyer Bledi Shkëmbi për barazimin e 4-t radhazi që skuadra e tij regjistroi ndaj Vllaznisë. Një barazim që për Shkëmbin duket si një humbje pasi problemi i gjetjes së golit vazhdon të jetë prezent te durrsakët.

“Nuk duhet hedhur poshtë ky barazim. Mendoj që u munduam. Nuk mendoj si Memelli që të dy ekipet u munduan të ruanin rezultatetin 0-0. Ne kërkuam ta fitonim ndeshjen. Patëm momentet tona. Është problem i madh i joni që nuk arrijmë të shënojmë. E ndjejmë dhe ne vetë që ky është një problem për ne.Kapllani më pëlqeu shumë, bëri shumë mirë.

Ka kohë të jetë në vëmendjen time. Do të jetë një lojtar që do të na ndihmojë. Kemi dhe probleme dëmtimesh. Lojtarëve të rinj ua japim mundësinë dhe deri tani po e justifikojnë mirë.Barazimet po na duken si humbje. Edhe presidentëve nuk diskutohet që barazimet iu duken si humbje.

Nuk po kalojmë moment të mirë te shënimi i goli. Ekipi po bën pak a shumë atë që kërkoj unë. Edhe sot patë disa probleme të tjera. Duhet t’i rregullojmë. Duhet që mundësitë t’i shfrytëzojmë dhe të shënojmë”.

Top Channel