Probleme për PSG-në, Verrati pritet të mungojë ndaj Realit

24/11/2019 17:08

Mesfushori i PSG-së, Marco Verrati, pritet të mungojë në ndeshjen kundër Real Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Futbollisti italian, i cili është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të klubit francez, po vuan nga një lëndim muskulor që ka pësuar me Kombëtaren e Italisë.

Verrati nuk luajti në ndeshjen e fundit kundër Lille, derisa edhe trajneri Thomas Tuchel në konferencë ka pranuar se prezenca e tij në “Santiago Bernabeu” nuk është konfirmuar.

Ky është problem i madh për klubin francez, pasi vitet e kaluara mos prezenca e tij ka shkaktuar që PSG të humbasë shumicën e ndeshjeve, transmeton KosovaPress.

PSG do të luajë kundër Realit të martën e ardhshme në “Santiago Bernabeu”.

Top Channel