Pereira: Jam i lumtur që Mourinho është në Tottenham

24/11/2019 17:35

Mbrojtësi i krahut të Leicester Cityt, Ricardo Pereira është i lumtur që Jose Mourinho është në stolin e Tottenham.

Pereira i cili është i lidhur me një kalim te Juventus, është i lumtur që tekniku portugez është rikthyer në Premier Ligë.

Ai ka thënë se Mourinho është një ndër trajnerët më të mirë në botë, transmeton KosovaPress.

“Ka munguar. Është një ndër trajnerët më të mirë në botë. Është mirë për portugezët që punojnë në Angli. Është një ndër emrat më të mëdha në futbollin portugez. Liga ka shumë balancë. Pikët mes vendit të 14-të dhe të pestë janë të shkurtra. Ka kohë të mjaftueshëm për sukses”, deklaroi ai.

Tottenham është në vendin e nëntë me 17 pikë, 20 më pak se Liverpool në krye të tabelës.

Top Channel