Kosovarja, që në shenjë proteste në Novi Sad, para Vuçiçit e nis fjalimin në shqip

24/11/2019 16:32

Në Novi Sad të Serbisë, të premten ka nisur konferenca vjetore Regional Youth Form, ngjarje kjo që do të zgjas deri më 24 të këtij muaji.

Ky forum vjetor që bashkon rreth 200 liderë të rinj, orientohet drejt veprimit dhe shoqërisë aktive nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, të cilët do të angazhohen në diskutime me politikbërësit aktual dhe drejtuesit rajonal për tema dhe sfida të dukshme.
Kjo konferencë, organizohet nga Lëvizja Evropiane në Serbi – dega lokale Novi Sad dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike.

Në panelin kryesor me të ftuar presidentin serb Aleksander Vuçiç, presidentin e Sllovenisë Barut Pahor dhe Stevo Pendoravski president i Maqedonisë së Veriut, në një tryezë me ta ishte edhe Aulonë Mehmeti nga Kosova.

Ky diskutim ishte tejet i tensionuar, madje Mehmeti në shenjë protestë për shkak të mungesës së përkthimit stimultant në gjuhën shqipe, hapi fjalën duke iu drejtuar të pranishme në shqip, shkruan Indeksonline.

Ajo foli për rëndësinë e ndryshimit të narrativës, pranimin e së vërtetës dhe kërkim faljen, si kusht themelor për të vazhduar tutje.

“Përshëndetje të gjithëve, veçanërisht pjesëmarrësve shqipfolës. Tek sa po hyja në sallë për të filluar diskutimin në këtë panel u njoftova që nuk ka përkthim në gjuhën shqipe dhe mu kërkua që (vetëm unë) të flas anglisht dhe jo shqip. Meqë e konsidideroj të rëndësishme që politikanët prezent të dëgjojnë çfarë kam/kemi për të thënë, nga ky moment do të vazhdoj diskutimin në anglisht”.

“Ne ende jetojmë në narrativën e para 30 vjetëve. Për me e ndryshu narrativën duhet me e ndryshu tregimin, e tregimi ndryshohet atëherë kur ndërmerrët diçka për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Andaj, duhët të pyesim vetën: a kemi bërë diçka për të ndryshu rrjedhen e ngjarjeve??”, tha ndër të tjera Memeti.

Ndërsa, fjalimi i Aulonës nervozoi presidentin serb, i cili theksoi se “ne kemi atdhe këtu për me fol për të ardhmen, e nëse vet po dëshironi me fol për të kaluarën, një gjë ta keni të qartë, se kurrë nuk do të pajtohemi”.

“Përshëndetje të gjithëve, veçanërisht pjesëmarrësve shqipfolës. Tek sa po hyja në sallë për të filluar diskutimin në këtë panel u njoftova që nuk ka përkthim në gjuhën shqipe dhe mu kërkua që (vetëm unë) të flas anglisht dhe jo shqip. Meqë e konsidideroj të rëndësishme që politikanët prezent të dëgjojnë çfarë kam/kemi për të thënë, nga ky moment do të vazhdoj diskutimin në anglisht”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA