Kolumbia siguron kualifikimin, Munoz vendos sfidën ndaj RD Kongos dhe dërgon “Los Cafeteros” në fazën me eliminim direkt
SHARE TWEET SHARE EMAIL KOMENTEDownload WordPress Themes and plugins.Free Download Nulled WordPress Themes and plugins.
Shkëndija fitoi me rezultatin e thellë 6-1 në derbin ndaj skuadrës së Xhepçishtit, Renovës, duke vazhduar ngjitjen, teksa përfitoi edhe nga ndalesa që Shkupi i bëri Vardarit, për t’u afruar edhe më shumë me kreun.
Omar Imeri, Alimi, Besar Ibraimi, Agim Ibraimi, Fazli dhe Totre shënuan për skuadrën e Ernest Gjokës, ndërsa Renova gjeti golin e nderit me anë të Selmanit, kur rezultati ishte 5-0.
Shkupi i drejtuar nga ish trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, arriti t’i marrë një barazim 1-1 Vardarit, falë golit të Godiaby,që iu kundërpërgjigj rrjetës së Juninhos në pjesën e parë.
Edhe skuadra tjetër shqiptare, Trim&Lum mori një rezultat mjaft pozitiv në transfertën ndaj Akademija Pandev, duke e ndalur në barazim 1-1.
Përfiton maksimalisht Shkëndija, që ngjitet në kuotën e 24 pikëve në vendin e tretë, me vetëm 7 pikë më pak se Vardari kryesues dhe 3 më pak se Akademija Pandev e vendit të dytë.
Top Channel