Shkencëtarët kanë zbuluar se gërhitja e partnerit tuaj mund të jetë e dëmshme si për shëndetin tuaj fizik ashtu dhe atë mendor.
Shoqata Britanike e Gërhitjes zbuloi se 20 milion britanikë janë të privuar nga gjumi sepse partneri i tyre gërhet.
Duke patur ndërprerje të gjumit gjatë natës rrit rrezikun e depresionit dhe ankthit, si dhe shansin tuaj për t’u prekur nga mbipesha ose të pësoni një goditje në tru.
Gërhitja e partnerit tuaj mund të ketë një ndikim të madh në aftësinë e trupit tuaj për të rikuperuar dhe përmbushur funksione të rëndësishme biologjike – siç është rregullimi i metabolizmit dhe konsolidimi i kujtesës.
Për më tepër, njerëzit që nuk kanë vëmendje të mjaftueshme janë gjithashtu të prirur të bëjnë më shumë gabime në punë, duke menduar ngadalë dhe duke pasur një nivel më të ulët të produktivitetit.
Sistemi imunitar i dobësuar
Gërhitja mund t’i shkaktojë shqetësim edhe personin që gërhet, pasi ky problem është i lidhur me nervozizëm të vazhdueshëm, i cili ka të ngjarë të ketë ndikim në marrëdhënien tuaj.
Edhe një atmosferë negative në shtëpi mund të shkaktojë stres, inflamacion, ndryshime në oreks dhe madje edhe një sistem imunitar të dobësuar.
Ky përfundim vjen pas një studimi në Universitetin e Queen’s në Kanada i cili shqyrtoi ndikimet e gërhitës në dëgjim.
Ata studiuan katër çifte ku një nga personat gërhisnin
-Sëmundje të zemrës dhe probleme të veshkave
-Studiuesit zbuluan se të gjithë partnerët pësuan dëmtim të dëgjimit ekuivalent me gjumin, veçanërisht në veshin më të afërt me gërhitjet.
Ekspertët në Kolegjin e Shkencave Imperial në Londër gjithashtu zbuluan se gërhitja mund të rrisë presionin e gjakut.
Ata zbuluan se sa më i madh të jetë niveli i zhurmës, aq më i lartë është rreziku i hipertensionit, sëmundjeve të zemrës dhe probleme të veshkave.
Top Channel