Real Madrid pritet të luajë kundër PSG-së në kuadër të Ligës së Kampionëve pa sulmuesin e spikatur.

Garreth Bale nuk është stërvitur me bashkëlojtarët para ndeshjes me kampionin francez, transmeton KosovaPress.

Te “Los Blancos” do të mungojnë gjithashtu James Rodriguez, Marco Asensio dhe Lucas Vazquez, të cilët janë të lënduar.

Në këtë ndeshje pritet të rikthehet mbrojtësi Dani Carvajal, i cili ka arritur të shërohet nga lëndimi.

Të hënën, Zinedin Zidane do të bëjë një stërvitje të shkurtër para se të ndeshet me gjigantin francez dhe do të vendosë se cilët lojtarë do të luajnë në këtë ndeshje.

Top Channel