Si gjithmonë mbrëmja e së shtunës i takon emisionit “Shiko kush Luan”.

Jemi mësuar të argëtohemi e të qeshim me batutat e të ftuarve në studio ama mbrëmja e sotme na solli dhe emocione të tjera.
Ishte Luana ajo e cila bëri që të pranishmit në studio të përloteshin.

Ajo u vu përballë këngëtarit Dani, dhe secili duhej të lexonte pyetjen drejtuar tjetrit. Fillimisht u pyet nëse ka diçka që nuk e ka realizuar ende dhe përgjigja e Luanës nuk kishte të bënte fare me ekranin apo muzikën. “Unë jam rritur pa baba dhe dua të ndihmoj fëmijët jetimë. Kam ndërmend të nis diçka pë tu ardhur në ndihmë atyre që kanë nevojë e që ende nuk e kam realizuar siç duhet”.

Luanës iu desh ti përgjigjej një tjetër pyetjeje që kishte lidhje me të atin që fatkeqësisht nuk jeton më.

“Cili është mesazhi që do ti jepje të gjitha vajzave që fatkeqsisht i mungon figura atërore duke qenë se ti dhe familja jote jeni shembulli që mund tja dilni?”, pyetet Luana nga Dani.

Moderatorja vendosi që këtë pyetje të mos e linte pa përgjigje edhe pse e nisi duke buzëqeshur duke kujtuar që programi “Shiko Kush LUAN” është vendi i argëtimit dhe jo i emocioneve të forta.

“Zëri i femrës është më i fuqishmi që ka bota. Unë jam rritur pa babin në një familje vetëm me femra, ku gjithçka është arritur nga ne dhe nga heroina jonë, mami. Kam parë se si femrat mund t’ja dalin pa një mashkull në familje nëse bëhen bashkë edhe pse prezenca e babait është shumë e rëndësishme. Nëse e mbështesin njëra tjetren bëhen më të forta dhe mund tja dalin mbanë çdo sfide”. Për herë të parë Luana flet për babain e ndjerë në programin e saj duke përcjellë një mesazh shumë të fortë e duke përlotur të ftuarit në studio dhe publikun gjithashtu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA