Dorina Mema nuk i ka shpëtuar lojës ‘Ndaje ose haje’ në “Shiko Kush LUAN”. Duke e pranuar sfidën, Dorina i është përgjigjur një prej pyetjeve që ndoshta nuk do të kishte dashur ta zbulonte publikisht.

Duke njohur pasionin e saj për përkujdesjen mbi format trupore, Memës i është kërkuar të thotë tre emra të personazheve të njohur që duhet të merren me trupin. “Aurela Gaçe, Ermal Fejzullahu dhe Noizy”, ka qenë përgjigja e Dorinës.

Në një prej lojërave më të famshme në “Shiko Kush LUAN” edhe kjo e shtunë pati shumë surpriza ndër përgjigjet e të ftuarve, siç ishte edhe kjo e Dorinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA