Barcelona, fitore me përmbysje ndaj Leganes në La Liga

23/11/2019 15:10

Barcelona vuajti jo pak ndaj Leganes, por arriti të fitojë këtë ndeshje 2-1 duke duke u ngjitur në kuotën e 28 pikëve.

Ishte skuadra vendase e Leganes ajo që kaloi në avantazh falë golit të En Nesry, por në pjesën e dytë katalanasit përmbysën gjithçka me Luis Suarez që barazoi shifrat në 1-1, ndërkohë që Vidal shënoi golin fitores për kampionët e Spanjës 11 minuta përpara fundit të ndeshjes, një gol që fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje të Vidal, por që më pas u konfirmua pasi kishte një prekje të pavullnetshme të Ruben Perez të Leganes duke e dërguar topin në këmbët e Vidal që nuk mund të gabonte nga shumë pranë portës.

Top Channel