Sulmuesi i Brescia, Mario Balotelli gjatë merkatos së janarit mund të largohet nga Serie A.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Balotelli e ka shumë të vështirë të ambientohet në klubin e tij të ri dhe është përfshirë gjithashtu në argumente të nxehta me trajnerin e klubit, Fabio Grosso.

Sipas raportit të fundit, Galatasaray është e interesuar të nënshkruajë ish-sulmuesin e Manchester Cityt dhe me shumë mundësi gjatë janarit do të vijë oferta e parë në drejtim të Supermarios. Nëse do të arrihet marrëveshja, ish-sulmuesi i Interit për herë të parë në karrierë do të transferohet në Turqi. Gjatë këtij sezoni, Balotelli ka përfaqësuar klubin e tij aktual në 7 ndeshje në Serie A ku ai ka shënuar 2 gola.

Top Channel