Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:45, në afërsi të kryqëzimit të Milotit. Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.N., banues në Mirditë, ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori, ende i pa identifikuar, ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Drejtuesi  i automjetit shtetasi A.N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin  e shtetasit të aksidentuar.

Top Channel