Dhjetëra familje të dëmtuara nga lëkundjet nëntokësore të tre viteve më parë në Zharrëz, ende nuk janë dëmshpërblyer. Shtëpia e Asim dhe Fiqirete Grembit, e ndertuar në vitin 1995, është thuajse e pabanueshme.

Komisioni i vlerësimit të dëmeve ka caktuar si dëmshpërblim vetëm 50 mijë lekë, por pas ankimimit te Avokati i Popullit, bashkia e Patosit e rivlerësoi me shumën 320 mijë lekë. Dy dëmshpërblimet nuk janë përfituar asnjëherë nga kjo familje. Fiqeretja, e zonja e shtëpisë, thotë se katër pjesëtarët e familjes Grembi çdo ditë jetojnë me frikën se shtëpia mund të shembet.

Sipas fqinjve të familjes Grembi, të cilët kanë pësuar dëmtime të pjesshme, vlerësimi i dëmeve nga komisioni i ngritur për këtë qëllim është bërë në mënyrë të padrejtë.

Tre vjet më parë komisioni i vlerësimit të dëmeve në Zharrës përcaktoi 387 shtëpi me dëmtime të pjesshme, ndërsa 71 shtëpi kishin dëmtime të rënda ose të pabanueshme.

Shpëtim Cane

Top Channel