Marka e veshjeve intime, “Victoria’s Secret”, ka anuluar shoWn e saj të përvitshëm të modës në mesin e të dhënave që flasin për një rënie të shikueshmërisë në televizione dhe kritikave në rritje për eventin.
ShoW i lancuar në 1995 dhe që dikur ka qenë një event i lakmueshëm, tërhiqte miliona shikues cdo vit. Por, vitin e kaluar, shou regjistroi shifrat më të ulëta të shikuesve dhe u shoqërua me kritika se ishte seksist, i vjetëruar dhe se i mungonte diversiteti.
Kompania që zotëron markën, L Brands, tha se ishte e rëndësishme të rishikonte strategjinë e saj të marketingut.
Në show-n e përvitshëm merrnin pjesë disa prej supermodeleve më të njohura në botë, që shpesh vishnin kostume të ekzagjeruara. Show ishte një arritje madje në karrierën e shumë supermodeleve përfshirë Tyra Banks, Heidi Klum dhe Miranda Kerr. Sidoqoftë, marka e të brendshmeve është përballur me shumë polemika kohët e fundit.
Vitin e kaluar pati një reagim të ashpër ndaj një interviste për Vogue të shefit të atëhershëm të marketingut që sugjeronte që modelet transeksualë nuk duhet të ishin pjesë e eventit. L Brands madje është dëmtuar publikisht edhe për shkak të miqësisë të themeluesit të saj Les Ueksner me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein.
Top Channel