Vetting edhe në Kosovë!
Grupi për studime ligjore dhe politike mendon se ka ardhur koha që edhe zyrtarët më të lartë të institucioneve të vendit ti nënshtrohen vettingut. Sipas tij, gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarë të tjerë të policisë prokurimeve dhe doganave duhet të kalojnë në filtrin e vettingut. Arbëresha Loxha nga kjo organizatë thotë se vettingu është e vetmja mënyrë për të nxjerrë nga sistemi njerëz me të shkuar të dyshimtë, të lidhur me korrupsion apo jo profesionalë.
“Procesi i vetTingut duhet të jetë transparent dhe të mos adresohet kundër peronave specifikë por kundër dukurisë së abuzimit, mungesës së pavarësisë gjyqësore dhe prokuroriale dhe luftës ndaj përdorimit të pushtetit të drejtësisë. […] GLPS kërkon që procesi i vettingut të përfshijë elementin ndërkombëtarë përmes pjesëmarrjes së personave jo diplomatikë por profesionalë të cilët do të përfshihen në trupa të cilat do ta ushtrojnë vetTingun sikur ka ndodhur në rastin e Shqipërisë”, u shpreh Loxha.
Rreze Hoxha thotë ndërkohë se vettingu në sistemin e drejtësisë duhet të jetë një reformë substanciale që do të vazhdojë të ekzistojë si mekanizëm edhe pas përfundimit të saj për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e rinj dhe për ata që raportohen se kanë probleme me ligjin. Vettingu sipas saj duhet të ketë të paktën tre komponentë; atë të integritetit, komponenti profesional dhe ai i pastërtisë së pasurisë së tyre. Por, për grupin për studime ligjore dhe politike, vettingu duhet të realizohet brenda një afati prej katër vitesh dhe të mos lejohet tejzgjatja, sic po ndodh në Shqipëri.
Top Channel