Presidenti Donald Trump nderoi fituesin e çmimit Oscar dhe një nga mbështetësit e tij të rrallë publik në Hollywood, Jon Voight, duke kujtuar edhe lotët që i kishin rrjedhur ndërsa shikonte një nga filmat e aktorit.

Voight, 80-vjecar, ishte mes tetë personave që morën medaljen kombëtare për artin dhe medaljen kombëtare për humanizmin, në një ceremoni të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, e këto janë nderimet më të larta shtetërore për artistët.

Në vitin 1979, ai fitoi çmimin Oscar si aktori më i mirë në filmin Coming Home, ku ai luante një veteran paraplegjik të luftës së Vjetnamit, përkrah Jane Fonda.  Ai ka shkëlqyer edhe në filmin “Midnight Cowboy” me Dustin Hofman dhe ka luajtur po ashtu në filmat “Deliverance” dhe “Odessa File,” mes hiteve të tjera.

Trump ndërkohë tha se një tjetër film i Voight, “Kampioni” ishte filmi më i madh i kohërave dedikuar boksit.

“Nuk besoj se se ka mundur ndonjë njeri që e ka parë atë film të mos qajë. Unë jam përpjekur të mos qaj, Xhon, por nuk ishte e lehtë”, u shpreh Trump.

Voight ka dalë hapur si mbështetës i republikanit Trump në Hollivud, ndryshe nga kolegët e tij që dukshëm anojnë nga demokratët. Vajza e tij, aktorja Angelina Jolie, është një kritike e ashpër e Trump. Ajo nuk ishte e pranishme madje në ceremoninë e dhënies së medaljes në sallën lindore të shtëpisë së bardhë.

 

Top Channel