Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Lezhës, Simon Pashuku.

Mësohet se KPK vuri në dukje disa probleme të pasurisë gjatë seancës dëgjimore.

Simon Pashuku e filloi karrierën si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 1999. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe përgjatë 5 viteve e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Kukësit.

Në vitin 2017, Pashuku u emërua në Prokurorinë e Lezhës.

Top Channel