Në një intervistë të dhënë së fundmi për portalin zvicerian “20 min”, Mozzik ka pohuar për të disatën herë ndarjen nga bashkëshortja e tij Loredana.
Në këtë interviste Mozzik ka folur për marrëdhënien me nënën e vajzës së tij dhe thekson se nuk do të shprehej kurrë keq për Loredanën.
Mozzik la të kuptohej se divorci ka ardhur si pasojë e sjelljes se reperes.
Risjellim në vëmendje se çifti u nda pak pasi Loredana u akuzua nga një çift zviceran për kërcënim dhe zhvatje të një shume prej 700 mijë frangash.
Intervista e Mozzik:
1.Si është Loredana si një femër?
Ajo ka një zemër të madhe dhe i do njerëzit, por ajo duhet të ndryshojë!
2.Në çfarë mënyre?
Nuk dua ta them këtë në publik, pasi ajo e di vetë.
3.Sa të rëndësishme janë për Loredanën paratë dhe luksi?
Nuk e di!
4.Ti ke qenë i lidhur prej kohësh me Loredanën. Si u takuat?
I shkrova në Instagram dhe mendova “sa femër e mrekullueshme”. Më pas prita një javë për t’i shkruar sërish. Për ditën e Shën Valentinit, 4 vite më parë, ne u takuam për të parën herë.
5.Si ishte takimi i parë?
I çuditshëm! Shkuam në restorant dhe të gjithë po na shikonin. Në një pikë unë i thashë Lorit: Çohu të ikim!
Top Channel