Ministri Çuçi më romantik se kurrë, ja si e paska mbrojtur bashkëshorten ditën e tërmetit

22/11/2019 17:46

Delina Fico, aktivistja dhe bashkëshortja e ministrit Bledi Çuçi, ishte pjesë e panelit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u diskutua se çfarë i bën të lumtura femrat sot.

Sipas saj, nuk ka nevojë për dhurata të shtrenja apo buqeta me lule që gratë të ndihen të lumtura, por duhet vetëm respekt dhe dashuri e sinqertë nga partneri.

Thënë këtë, ajo ndau një histori shumë personale nga marrëdhënia me bashkëshortin e saj, duke treguar gjestin romantik që ministri Çuçi bëri për të ditën që ra tërmet në Tiranë.

“Ditën që ra tërmeti i madh, ne ishim në fakt në një restorant në një fshat jashtë Tiranës dhe kishim një tra afër me verandën… dhe në momentin që ra tërmet, se është fragment sekonde, pata një moment që u tremba, por të jem e sinqertë nuk mendova për asgjë tjetër përvvecse për frikën time të sekondës. Ndërsa partrneri im bëri një gjest shumë të papritur, u ngrit nga karrigia dhe më mbuloi mua…”, tregoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA