Ibracadabra drejt Milan! Ku po çalon transferimi i bujshëm

22/11/2019 11:27

Misioni i Milanit për të rikthyer në serinë A Zllatan ibrahimovic ka nisur tashmë, por rruga për gjigantin suedez është një malore e vështirë dhe me shumë kthesa që nuk parashikohen nga skuadra e futbollit.

Bomberi që është shkëputur nga aventura e tij në kampionatin amerikan të futbollit, aty ku shënoi gola spektakolarë dhe u bë protagonist si gjithmonë me arrogancën brenda e jashtë fushës, tani do të rikthehet sërish në vitrinën e futbollit më profesionist.

Sulmuesi i larguar nga Los Anxheles Galaksi, ka pretendime shumë të mëdha për arkat e Milanit, që e bëjnë marrëveshjen eventuale dicka që nuk është e lehtë për tu finalizuar në pak kohë. Ibrakadabra kërkon 1 milion Euro në muaj. Ai pretendon një total prej 18 milionësh në kontratën që kanë hartuar më të mirët e sektorit të agjentëve, të kryesuar nga Mino Raiola.

Maldini, Boban e Massara, jnë hierarkinë drejtuese të Milanit nuk shkojnë aktualisht më shumë se 10 milionë Euro, edhe pse e dinë se firma me Ibrahimovic do ringrinte imazhin e kjlubit, e bashkë me të edhe pretendimet për tu rikthyer në Champions, duke shtuar dhe shitjet e produkteve zyrtare. Distanca mes kërkesës dhe ofertës është e madhe. Milan shpreson një një zgjedhje të zemrës ndërsa Ibra synon që përvec nsfidës thuajse të pamundur për të ringritur kuqezinjtë, të paguhet denjësisht nga skuadra të fcilën e braktisi jo pa shumë pendesë në verën e vitit 2012 kur iku te Paris Sën Zhermen.

Vendimi final i sulmuesit me oprigjinë boshnjake do të vijë në ditët e para të Dhjetorit.

 

Top Channel