Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi, ku ka thënë se KFOR-i i ka dhënë mbështetje të vazhdueshme avancimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e ngritur në një forcë moderne, partnere në ofrimin e paqes dhe sigurisë, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë në operacione paqësore.

Haradinaj i ka uruar komandantit sukses në detyrën e re dhe i ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të popullit të Kosovës, për punën e KFOR-it, në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në vend, përgjatë tërë këtyre viteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA