Foto ilustruese

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.N., 43 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, i dënuar më parë për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Ndërtim pa leje”.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Uznovë, pēr shkak të detyrës ka goditur me grushta punonjësin e policisë H.M.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për  shtetasin A.K., 48 vjeç, banues në lagjen ”Uznovë”, Berat pasi kundërshtoi punonjësin e policisë të lartpërmenduar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ”Goditje për shkak të detyrës”, për shtetasin G.N dhe “Kundështim ndaj punonjësve të policisë”, për shtetasin A.K.

Top Channel