Në Top Talk u diskutua edhe për “frymën” e Brexit në Britaninë e Madhe.
Korrespodenti i Top Channel, Arben Manaj tha në studio se këto kohë interesi më i madh britanik është në Kosovë.
“Kjo ndoshta dhe për faktin se ka ende ushtarë britanik atje. Shqipëria ka hyrë në rrugën e integrimit në BE, ndërsa Britania është në kah të kundërt, është një fatkeqësi që Tirana dhe Prishtina do humbasin një mik të fortë sepse Britania do dalë nga BE”, tha ai.
Megjithëse sipas Manaj tani gjithçka do të varet nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, “nëse parlamenti i ardhshëm britanik do të ketë një shumicë dërrmuese deputetësh të cilët do jenë pro Brexit, brenda 1 janarit Britania e Madhe del nga BE, por nëse ndodh e kundërta shkohet në një referendum të dytë”.
“Kanë kaluar 3 vjet nga referendumi i parë dhe njerëzit janë më të informuar se çfarë ka ndodhur. Unë mund të vë shtëpinë bast që po të zhvillohet sot një referendum do fitonin ata që janë pro qëndrimit”, tha Manaj në fund.
Top Channel