Mario Baloteli duket se është përpjekur të rifitojë sërish vëmendjen e ish të dashurës së tij, Rafaela Fikos.

Pasi modelja nxori një video të sajën duke bërë stërvitje në palestër, e filmuar nga prapa, Baloteli komentoi me llogarinë e tij “Mamma, che chiappe”, që do të thotë “O Zot, çfarë vithesh”.

Komenti i Balotelit në Instagramin e Rafaelas, e cila ka gati 400 mijë ndjekës, mori 10 mijë pëlqime dhe komente pa fund, që thoshin “të ka marrë malli, ë?”. Mes tyre komentoi dhe vetë Rafaela, e cila i tha “Sigurisht që po, babush”.

Çifti ka një vajzë bashkë, të quajtur Pia dhe që është 6 vjeçe, por u ndanë në vitin 2012. Baloteli nuk e njohu Pian si vajzën e tij deri pas një testi atësie në shkurt të vitit 2014, por më pas e ka quajtur “realizimi i një ëndrre” dhe është parë të shoqërohet shpesh me të.

FOTO GALERI
3/17

Top Channel