Shkalla e dytë e vettingut nxori nga fusha e drejtësisë Besnik Muçin, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, ish-kandidat për në Prokurorinë e Posaçme SPAK, e së fundmi edhe ish-gjyqtar kushtetues që në fakt rezulton se është një nga të parët më jetëshkurtër në detyrë pas dekretimit të tij në muajin tetor nga Presidenti.

KPA gjatë shpalljes së vendimit për shkarkimin e Muçit theksoi jo vetëm problemet për sa i takon pasurive, borxheve të marrë nga të afërmit, por edhe cenimin e një kriteri të rëndësishëm në procesin e rivlerësimit sikurse është cenimi i besimit të publikut.

Megjithatë Besnik Muçi i cili hyri në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si prokuror e mandej pati karrierë edhe në policinë e shtetit synoi edhe garoi për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm deklaroi pretendimin e tij se askush nuk mund ta ndjekë nga Gjykata Kushtetuese.
Por kolegji i posaçëm i apelimit që është fjala e fundit e vettingut në Shqipëri e sqaroi më herët faktin se në çfarë cilësie u shkarkua Besnik Muçi.

Nga ana e tij ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi e po ashtu ish-gjyqtari kushtetues foli për mëkatet e tij, natyrisht në mënyrë figurative.

Pas kësaj deklarate, Besnik Muçi hyri në zyrat e Gjykatës Kushtetuese që gjendet fare ngjitur me zyrat e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që deri më tani ka folur me vendim të formës së prerë.
E vetmja procedurë që mund të ndjekë Besnik Muçi tanimë është ti drejtohet Gjykatës së Strasburgut ashtu sikurse legjislacioni i vettingut apelon.

Anila Hoxha

Top Channel