Trajneri e pranon në median italiane/ Reja rri te Kombëtarja

21/11/2019 13:48

Ende nuk është zyrtare, por Edoardo Reja do të qëndrojë në pankinën e Kombëtares Shqiptare edhe për 4 vjet të tjerë.

Vetë tekniku 74 vjecar ka konfirmuar këtë lajm që u bë i ditur më parë edhe nga Top Channel gjatë një interviste për median italiane teksa thekson se e pret një sfidë shumë e bukur dhe një projekt shumë i mirë që i jep shumë entuziazëm.

“Do të jem nën vëzhgimin e të gjithë lëvizjes futbollistike dhe për më tepër më vjen mirë që do të jem trajneri më i vjetër kombëtareje në qarkullim-tha ndër të tjerat Reja-Shqipëria është një vend me shumë gjallëri, e banuar nga persona që kanë konsideratë të lartë për ne italianët. Ata ndoshta besojnë më shumë tek ne, sesa ne vetë besojmë te vetja jonë”.

Top Channel