Pas Tiranës tani edhe në lagjen Çair të Shkupit është vendosur busti i ish presidentit amerikan Ëoodroë Ëillson. Ai është një nga figurat më të nderuara për shqiptarët. Të pranishëm në përurimin e bustit ishin funksionarë shtetëror dhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve në Shkup.

“Presidenti Uillson ka qenë vizionar, diplomat dhe njeri i cili ka pasur botëkuptim të qartë se një president duhet gjithmonë të jetë në shërbim të popullit dhe se populli është sovrani dhe ai vetë duhet të vendosë për fatin e vet. Ai ka qenë kundër asaj që fuqitë e mëdha të vendosin për fatin e shteteve të vogla, sado që të jenë ato të pafuqishme”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
“I njohur si progresiv në kohën e tij, Presidenti Uillson luftoi për popujt e Evropës për të ushtruar të drejtat e tyre për vetë-përcaktim dhe shërbeu si bazë për krijimin e shteteve të Evropës moderne”, tha Shenon Ranian, shefe e sektorit të politikës dhe ekonomisë në ambasadën e SHBA-ve.
“Uillsoni ishte ai që demaskoi traktatet e fshehta në kurriz të popujve të vegjël. Për këtë arsye vendoset këtu dhe të shërbejë si një yll në pavdekësi për të përcjellë mesazhe e mesazhe në gjeneratat që do të vinë”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Top Channel