Policia kundër gjykatës, deklaratë për lirimin e Florenc Çapjes dhe Suel Çelës

21/11/2019 12:59

Policia e Shtetit ka reaguar ashpër ndaj vendimi të gjykatës së Elbasanit, ku gjyqtari Tomor Kullolli ka vendosur pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Florenc Çapja, me argumentin se nuk provohet se ai e ka kryer vepër penale në lidhje me çeshtjen e vrasjes së mbetur në tentativë në 2006, ndaj Fadil Memës, ish punonjës policie.

Në edicionin informativ të orës 12:00 në Top Channel, gazetari Andi Bora raportoi mbi reagimin e policisë jo vetëm kundër vendimit për lirimin e Çapjas, por edhe të Suel Çelës.

Top Channel