Kina synon Marsin/ Kinezët duan të zbarkojnë në planetin e kuq vitin tjetër

21/11/2019 14:10

Pas Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Kina përgatitet të ‘Zbarkojë’ në mars.

Pekini ka njoftuar në fakt se do të dërgojë një rover në planetin e kuq, në mes të 2020 pas suksesit të testeve të fundit të bëra me modelin e parë të prodhuar në vend.

Siç shkruan sajti “spaceflightnow”, mjeti i parë hapësinor kinez do të niset nga lancuesi i fuqishëm Long Mars 5, në fullim të korrikut, në qendrën hapësinore Uenchang, në ishullin Hainan.

Në fillim të nëntorit u mblodhën atje ambasadorët fuqiplotë të 19 vendeve, mes të cilëve ata të Bashkimit Evropian, Unionit Afrikan, Francës, Italisë dhe Brazilit, pikërisht për të ndjekur testet në tokë të mjetit kinez.

Nëse lancimi do të shkojë sipas planit, verën e ardhshme, misioni duhet të arrijë marsin në fillim të 2021 dhe më pas do të lancohej moduli i uljes. Orbituesi do të endet përreth planetit të kuq për ti transmetuar komunikimin roverit dhe për të bërë matjet e tij shkencore me kamera me rezolucion të lartë, një radar për të studiuar strukturën nën sipërfaqe, një spektometër për analizën e mineraleve dhe sensorë për të mbledhur të dhënat për ndërveprimin mes erës diellore dhe atmosferës marsiane. Për kinën në fakt kjo është tentativa e dytë për të arritur marsin pas asaj të dështuar në 2011 të orbituesit Jinghuo 1.

Deri më tani ajo ka arritur të ulë dy mjete hapësinore në hënë dhe ka në program të ulë edhe një të tretë në 2020 për të parin mision të mbledhjes së kampioneve hënorë, pas 40 vitesh. Vendi mbi të gjitha ka firmosur mbi 140 marrëveshje bashkëpunimi hapësinor me 45 shtete dhe organizata ndërkombëtare.

Ardita Becolli

Top Channel