Haradinaj: Kosova gjithmonë krah Amerikës në rreshtin e paqes
21/11/2019 16:43
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar sot kolonelin Chad Daniels dhe ekipin e tij nga Elementi Mbështetës Kombëtar i ShBA-së në kuadër të KFOR-it, ku ka thënë se populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës, ushtarëve, qeverisë dhe popullit amerikan, për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi.
Sipas tij, pranimi i flamurit amerikan, i valvitur më datë 20 nëntor 2019 në Kampin Elementi Mbështetës Kombëtar i SHBA-ve, është po ashtu një nder dhe privilegj.
“Kosova i përket botës, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes”, ka shkruar ai./KosovaPress/
Top Channel